Rezidenca Erli

Rezidenca “Erli” ndodhet në rrugën Marie Kraja, në një zonë të re urbane e cila po ndërtohet dhe po merr zhvillim çdo ditë e më shumë. Pjesë e këtij zhvillimi të rëndësishëm është dhe projekti jonë i cili është krijuar duke mbajtur në fokus fuksionalitetin dhe komoditetin e banoreve që do të jetojne aty. Kemi menduar çdo lëvizje dhe çdo moment të ditës që banorët do të kalojnë në shtëpi për ti dhënë më të miren që mundemi dhe kemi krijuar hapësira rekreative dhe njësi shërbimi për të patur çdo gjë poshtë shtëpisë pa nevojën e lëvizjes me makinë. Rezidenca përbëhet nga dy godina paralele me 8 kate banimi secila, që bashkohen në një nga anet me një godinë me dy kate shërbimi. Secila nga godinat ka dy hyrje banimi, të dyja me dritë natyrale dhe kanë 4 deri në 5 apartamente për kat. Pjesa e godinës që bashkon dy objektet e banimit, ka dy kate njësi tregtare, të cilat ofrojnë hapësira të mëdha me dritë maksimale mundësuar nga vetratat dysheme – tavan, me lartësi kati deri në 5.25 m, akses nga rruga kryesore dhe oborri i brendshëm dhe hapësira të jashtme të dedikuara për njësitë e biznesit.
Rezidenca “Erli” parashikon hapësira të gjelbëra dhe rekreative për banorët, në oborrin e brendshëm dhe në perimetrin e jashtëm si dhe dy kate parkimi nën tokë në funksion të banorëve.

Afati i Punimeve

Punimet kanë filluar në muajin Gusht dhe aktualisht janë në fazën e punimeve të nëntokës dhe parashikohet të përfundojnë në fund të vitit 2023.

Pagesa me Keste

Pagesa e apartamenteve bëhet me këste ku normalisht janë 3 këste nga 30% secili përgjatë ecurisë së kantierit dhe 10% me dorëzomin e apartamentit.

Teknologjia

Fasada e ventiluar është një sistem veshës i objektit i cili ofron një hapësirë mes panelit të jashtëm dhe pjesës së brendshme (shtresës së izolimit).

Jeni të interesuar?

Për më shumë informacion na kontaktoni.