Kompania “Erli-D” Sh.p.k prej krijimit të saj në vitin 2010 ka patur fokus të aktivitetit të saj nxjerrjen dhe përpunimin e mineralit të kromit.

E vendosur në Bulqizë, zona më e pasur me mineralin e kromit, “Erli-D” Sh.p.k prej 11 vitesh listohet në një nga kompanitë kryesore në aktivitetin e minierave në vend për prodhimin dhe cilësinë e mineralit në treg  Cr2O3 / 40-42% dhe 42-44%.

Miniera funksionon në thellësi rreth 1200 m në 14 nënkate shfrytëzimi ku punojnë në kushte sigurie maksimale mbi 60 punonjës.

Minerali i nxjerrë eksportohet për tregjet ndërkombëtare por kemi dhe bashkëpunim me uzinat vendase të ferrokromit në Elbasan dhe Burrel.

Gjatë vitit 2021 është punuar për zgjerimin e koordinatave, projekt i cili ka rritur ndjeshëm kapacitetin e minierës.

E konsoliduar tashmë në industrinë e mineraleve, “Erli-D” Sh.p.k është futur në industrinë e ndërtimit ku dhe synon të sjellë projekte me cilesi të lartë dhe funksionalitet optimal.

Jeni të interesuar?

Për më shumë informacion na kontaktoni.